Një politikan në Finlandë ka vdekur në ndërtesën kryesore të Parlamentit në Helsinki.
Eemeli Pelton, 30 vjeç, i cili ishte deputet i Partisë Socialdemokrate, besohet se e ka vrarë veten në ndërtesë dhe është gjetur mëngjesin e së martës, raportoi BBC.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoVdekja e tij e ka tronditur Finlandës, ndërsa politikanët e të gjitha partive kanë shprehur ngushëllime.
Edhe pse Parlamenti është në pushim veror, e gjithë puna zyrtare është ndalur nga kryeministri Petteri Orpo për të martën.
Orpo ka mbajtur një minutë heshtje në nderim të Peltonen.
Policia u njoftua rreth orës 11:00 të së martës dhe u paraqit në ndërtesën e Parlamentit. Rreth tri orë më vonë vdekja e politikanit u konfirmua përmes një njoftimi nga faqja e Parlamentit.