Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Policia në ndjekje të tre personave që shtien me armë në një koncert në Florida të dielën

Policia në Florida është në ndjekje të tre personave që shtien me armë zjarri në turmë në një koncert të dielën, duke lënë të vdekur dy persona dhe plagosur 20 tjerë.

Sulmi ndodhi të dielën në Hialeah, në veri të Miamit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Policia ka publikuar videon e tre personave duke dal nga një kombi i bardhë dhe ka vendosur një shpërblesë prej 130 mijë dollarëve për arrestimin e tyre.

Sulmuesit përdorën automatikë dhe pistoleta.

Deri më tash nuk ka të arrestuar. Policia dyshon se sulmi ishte nxitur nga ndonjë rivalitet dhe nuk ishte e rastësishme.