Një përleshje mes dy grupeve përfundoi me fatalitet në Florida kur nga të shtënat me armë në rrugët e qytetit Tampa mbetën të vdekur dy persona dhe 18 të tjerë të plagosur. Një i dyshuar për rastin është në paraburgim, ndërsa tjetri është në kërkim.
Përleshja ndodhi në një zonë të frekuentuar me disa bare, ndërsa të shtënat nisën rreth orës tre të mëngjesit të së hënës.
Nuk u dhanë më shumë detaje për viktimat dhe të lënduarit që u dërguan në spitalet e zonës. Autoritetet policore kanë bërë të ditur se po hetohet e gjithë ngjarja.
Artikuj të ngjashëm
-
Sulm me armë mes grupeve në SHBA, dy të vrarë
-
Dy të vdekur dhe 12 të plagosur nga të shtënat me armë në mes të turmës në Alabama
-
Dy të vrarë dhe disa të plagosur nga të shtënat në festivalin latin në Toronto
-
Dy të vdekur nga një sulm i armatosur pranë një festivali në Kanada
-
Plagosen 12 persona në një festival në SHBA, policia vihet në kërkim të të dyshuarve