Dy persona janë vrarë dhe 18 të tjerë janë plagosur pas një sulmi me armë zjarri mes dy grupeve në Florida në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Sipas CNN-it, përleshja nisi në orët e para të së dielës në rrugët e qytetit Tampa, e autoritetet thanë se qindra njerëz ikën nga klubet e natës pak para se konflikti të përfundonte me viktima.
“Njerëzit ishin jashtë natën e së shtunës. Ishte ora tre, qindra persona dolën në rrugë nga lokalet”, u tha në njoftimin policor.
Autorietetet shtuan se numri i viktimave mund të rritet, e edhe i të plagosurve.
Ditë më parë, në Maine u vranë 18 persona dhe u plagosën 13 të tjerë pas sulmit me armë zjarri nga një person i quajtur Robert Card. Ai më pas u gjet i vdekur, e dyshohet se ka kryer vetëvrasje.
-
Sulm me armë mes grupeve në SHBA, dy të vrarë e 18 të lënduar
-
Dy të vdekur dhe 12 të plagosur nga të shtënat me armë në mes të turmës në Alabama
-
Sulm masiv në SHBA, disa të vrarë
-
Katër të vrarë dhe dy të plagosur nga një sulm i armatosur në SHBA
-
Dy të vrarë dhe disa të plagosur nga të shtënat në festivalin latin në Toronto