Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Dy të vdekur e mbi 20 të plagosur nga të shtënat me armë në një koncert në Florida

Dy njerëz vdiqën dhe rreth 20-25 njerëz u plagosën pas të shtënave me armë në një lokal në Floridën e Jugut, ka konfirmuar Policia.

Të shtënat me armë shpërthyen të dielën në mëngjes në sallën e mbrëmjeve ‘’El Mula’’ në veriperëndim të Qarkut Miami-Dade.

Salla e mbrëmjes ishte dhënë me qira për një koncert të zhanrit hip-hop. Tre njerëz dolën nga një veturë dhe hapën zjarr mbi turmën jashtë, ka thënë drejtori i policisë Alfredo Ramirez III.

"Këta janë vrasës gjakftohtë që qëlluan pa dallim në një turmë dhe ne do të kërkojmë drejtësi", shkroi Ramirez në Twitter.

Dy persona vdiqën në vendin e ngjarjes. Deri në 25 persona shkuan në spitale të ndryshme për t’u mjekuar.

Asnjë person nuk është arrestuar deri tani.