Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Policia në Gjermani bastis pronat e aleatit të Putinit

Qindra policë kanë bastisur 24 prona nëpër Gjermani të lidhura me oligarkun Alisher Usmanovin, një aleat i ngushtë i presidentit të Rusisë, Vladimir Putin. Bastisjet janë bërë nën dyshimin se janë shkelur sanksionet e po ashtu është bërë pastrim parash, kanë thënë autoritetet gjermane të mërkurën, raporton agjencia AP.

Prokurorët në Frankfurt dhe Mynih kanë thënë në deklarata të ndara se afro 250 policë shtetërorë dhe federalë po bastisin pronat në Bavari, Baden-Wuerrtemberg, Hamburg dhe Schleswig-Holstein.

Në deklartën e prokurorëve të Frankfurtit të dyshuarit i janë referuar vetëm si biznesmen rus.

Mirëpo, javorja gjermane “Der Spiegel”, që së pari ka raportuar bastisjet, ka njoftuar se bëhet fjalë për Usmanovin.

Dy zyrtarë të përfshirë në hetim, duke folur në kushte anonimiteti, kanë konfirmuar po ashtu identitetin e Usmanovit për agjencinë AP.

Usmanov është i sanksionuar nga SHBA-ja dhe BE-ja.

Edhe Bastisje në Gjermani për korrupsion në “Euro 2024” Futboll 3 j. më parë Bastisje në Gjermani për korrupsion në “Euro 2024”

Prokurorët në Frankfurt thonë se objekt hetimi janë disa transaksione mes viteve 2017 dhe 2022 duke përdorur kompani jashtë vendit për të fshehur origjinën e pagesave.

Prokurorët besojnë se paratë e transferuara janë nga krimet, veçanërisht nga evazioni fiskal.

Prokurorët në Mynih kanë thënë se objekt i tyre i hetimit janë pagesat bëra kompanive private të sigurimit që kanë ruajtur pronat.