Policia ka identifikuar trupat e 16 viktimave të tjera të një zjarri në një bar, në resortin zviceran të skive Crans-Montana.
Personi më i ri i identifikuar është një vajzë zvicerane 14-vjeçare, ndërsa nëntë të tjerë janë nën 18 vjeç.
Grupi përfshin persona me kombësi zvicerane, italiane, rumune, turke dhe franceze, ka thënë policia.
Një hetim paraprak ka zbuluar se shkaku i mundshëm i zjarrit gjatë festimeve të Vitit të Ri në barin Le Constellation në Crans-Montana ishin fishekzjarrët në shishe që po mbaheshin shumë afër tavanit.
Autoritetet zvicerane kanë hapur një hetim penal ndaj menaxherëve të barit ku zjarri ka lënë 40 të vdekur, kanë thënë autoritetet të shtunën.
Edhe
Identifikohen të 40 viktimat e zjarrit në Crans-Montana të Zvicrës
Të dy dyshohen për vrasje të pavullnetshme, dëmtim trupor të pavullnetshëm dhe shkaktim të pavullnetshëm të zjarrit, u ka thënë gazetarëve kryeprokurorja e rajonit Valais, Beatrice Pilloud.
Ajo ka thënë se hetimi u hap të premten në mbrëmje dhe se do të ndihmonte "të eksploroheshin të gjitha pistat".
-
Zvicra nis hetimet ndaj menaxherëve të “Le Constellation” pas zjarrit vdekjeprurës
-
Vdes edhe një 18-vjeçar i lënduar nga zjarri në resortin e skijimit në Zvicër
-
Arrestohet pronari i barit në Zvicër pas zjarrit që ua mori jetën 40 personave
-
Lokali ku ka ndodhur zjarri vdekjeprurës në Zvicër nuk ishte inspektuar për pesë vjet