Policia ka arrestuar protestuesit pro-palestinezë që u mblodhën në qendër të Amsterdamit pavarësisht ndalimit që ishte vendosur pas dhunës pas një ndeshjeje futbolli mes Ajaxit dhe klubit izraelit, Maccabi Tel Aviv.
Dhjetëra protestues, disa me flamuj palestinezë, brohoritën “Amsterdami po i thotë jo gjenocidit” dhe “Palestina e lirë”, raportoi The Guardian.
Policia e rrethoi grupin e tyre dhe i arrestoi e i futi në autobusë.
“Themi: Palestina e lirë. Ndaloni vrasjen e njerëzve të pafajshëm. Ndaloni vrasjen e fëmijëve”, ka thënë një protestues, duke bërë thirrje që Holanda ta ndalojë mbështetjen për Izraelin.
Izraeli mohon gjenocidin në Gazë. Thotë se forcat e saj po luftojnë militantët e Hamasit që sulmuan Izraelin më 7 tetor 2023, dhe se nuk shënjestron civilë.
Më shumë se 43,000 palestinezë janë vrarë nga ofensiva e ushtrisë izraelite në Gaza, sipas autoriteteve shëndetësore.
-
Amsterdami ndalon protestat për tri ditë pas sulmit ndaj tifozëve izraelitë
-
Përplasje mes tifozëve izraelitë të futbollit e qytetarëve në Amsterdam, Izraeli dërgon avionë shpëtimi
-
Protestat propalestineze në Amsterdam, arrestohen dhjetëra studentë
-
Protesta propalestineze, arrestohen qindra studentë në kampusin e Universitetit të Amsterdamit
-
Eskalojnë protestat kundër emigracionit në Hagë, dhjetëra të arrestuar