Rreth 125 studentë janë arrestuar në orët e para të së martës, në kampusin e Universitetit të Amsterdamit, ku po zhvillonin protesta kundër luftës Izrael-Hamas.
Policia në kryeqytetin holandez përmes një deklarate në rrjetin sociale “X”, e ka quajtur arrestimin si të nevojshëm për rivendosjen e rendit pasi në protesta shpërtheu dhuna. Nuk ka pasur raportime për të lënduar.
Policia ka rrëzuar tendat e ngritura nga studentët, ndërkohë që ka shpërndarë turmën dhe ka ushtruar dhunë ndaj disa nga protestuesit, në përpjekje për t’i dhënë fund demonstratës.
Qindra studentë që filluan demonstratat e tyre në kampuset e universitetit të hënën, kanë kërkuar anulimin e marrëveshjeve akademike mes Universitetit të Amsterdamit dhe universiteteve izraelite, për shkak të sulmeve të Izraelit në Rripin e Gazës.
Ditët e fundit ka pasur demonstrata edhe në kampuset universitare në Francë dhe në Britaninë e Madhe, raporton “Associated Press”.
-
Protestat propalestineze në Amsterdam, arrestohen dhjetëra studentë
-
Policia holandeze mbush autobusët me protestuesit pro-palestinezë që i arrestoi
-
Shpërthim në një shkollë hebraike në Amsterdam, policia në kërkim të autorit
-
Amsterdami ndalon protestat për tri ditë pas sulmit ndaj tifozëve izraelitë
-
Përplasje mes tifozëve izraelitë të futbollit e qytetarëve në Amsterdam, Izraeli dërgon avionë shpëtimi