Policia e New York Cityt e ka bërë publike emrin e një personi të cilin po e kërkon në lidhje me sulmin e të martës në stacionin e metros në Brooklyn, ku mbetën të lënduar mbi 20 persona, dhjetë prej tyre me plagë të marra nga arma e zjarrit, raporton BBC.
Policia ka thënë se po e kërkon Frank R. Jamesin 62-vjeçar, në lidhje me sulmin, pasi ai ka dhënë me hua një furgon U-Haul, që mund të ketë lidhje me sulmin.

Çelësi i furgonit, që është marrë me hua në Philadelphia, është gjetur në skenë.
“Ne jemi duke synuar të përcaktojmë nëse ai ka ndonjë lidhje me sulmin”, ka thënë kryeshefi i detektivëve të Policisë së New Yorkut, James Essig.
Departamenti i Policisë së New Yorkut ka bërë thirrje që kushdo që ka informata për vendndodhjen e 62-vjeçarit të telefonojë.
Edhe
Arrestohet i dyshuari për plagosjen e 10 personave në New York
James nuk është cilësuar si i dyshuar në sulm. Duke e cilësuar si “person me interes” nënkupton se Policia mund të ketë informacione në lidhje me krimit.
New York Times raporton se Jamesi, i cili ka adresa banimi në }isconsin e Philadelphia. Duket se ka postuar me dhjetëra video në rrjete sociale në vitet e fundit, ku ai ka shprehur pikëpamjet e tij fantatike. Kohët e fundit ai ka kritikuar kryetarin e New York Cityt, Eric Adams.
Në konferencë për media të martën pasdite, Policia e New Yorkut ka bërë të ditur se i dyshuari fillimisht ka hedhur dy bomba tymosëse dhe më pas ka hapur zjarr në stacionin e trenit.
Sulmi ndodhi para orës 8:30 të mëngjesit me kohë lokale, dhe është përdorur armë Glock 9 mm.
“Ai ka shtënë së paku 33 herë, duke qëlluar dhjetë persona”, ka thënë Essig. Janë qëlluar shtatë burra dhe tri gra.
13 persona tjerë kanë kërkuar ndihmë mjekësore shkaku i tymit apo nga rrëzimet në tentim për të ikur.
Po ofron 50 mijë dollarë për çdo person që jep informatë që çon në arrestmin e të dyshuarit. Policia ka thënë se i dyshuari është afro 165 centimetra i gjatë dhe rreth 77 kg i rëndë.
Edhe
Mister në metronë e New Yorkut, gjendet një këmbë njeriu
Nuk dihen ende motivet e sulmit.