Policia e Belgjikës ka arrestuar një person që dyshohet se ka sulmuar me thikë tre persona të hënën në stacionin e metrosë në Bruksel, raporton agjencia Reuters.
Njëri nga të lënduarit është në gjendje kritike, kanë njoftuar autoritetet.
Nuk dihen ende motivet prapa sulmit të bërë nga 30-vjeçari, por po hidhet poshtë sulmi terrorist.
Burime për “Reutersin” kanë thënë se sulmuesi ishte i njohur për Policinë.
Sulmi ndodhi rreth orës 17:45.
Edhe
Policia belge vihet në kërkim të dy personave të armatosur në Bruksel
Në rrjete sociale janë publikuar video të momentit të arrestimit të sulmuesit.
*Kujdes pamje të rënda
Schuman Metro & train station is one of the key points to reach EU institutions in Brussels.I wish a speedy recovery to those injured in the knife attack.I was there early Sun morning & it felt a bit dodgy.Sadly,ppl live in tents near turnstiles.pic.twitter.com/1vt5Cju6gg
— Theresa Fallon (@TheresaAFallon) January 30, 2023