Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Sulm me thikë në stacionin e trenit në Paris

Disa persona kanë mbetur të plagosur lehtë nga sulmi që ndodhi mëngjesin e së mërkurës në terminalin e stacionit të trenit në Paris, shkruan CNN.

Sipas mediave, sulmuesi ka sulmuar me thikë pasagjerët në stacionin e vendosur në pjesën veriore të kryeqytetit të Francës.

“Trafiku aktualisht është i pezulluar në këtë zonë. Duket se policia ka hapur zjarr ndaj sulmuesit i cili ka shkaktuar lëndime të lehta te pasagjerët”, ka thënë kompania hekurudhore SNCF.

Sipas raportimeve, policia ka arritur të arrestojë sulmuesin dhe e ka plagosur para arrestimit, ndërsa ambulanca ka ndërhyrë dhe ka ofruar ndihmë për të lënduarit.

Për momentin nuk dihen motivet e sulmit, ndërsa kompania ka thënë se së shpejti duhet të normalizohet qarkullimi në këtë pjesë.

Ministri i Brendshëm, Gerald Darmanin, përshëndeti reagimin e guximshëm dhe efikas të policisë.

Edhe Sulm me thikë në një stacion treni në Paris, tre persona të lënduar Botë Sulm me thikë në një stacion treni në Paris, tre persona të lënduar

“Një person ka lënduar disa persona në stacionin e trenit mëngjesin e sotëm. Ai është neutralizuar shpejt. Faleminderit policisë për reagimin efikas dhe të guximshëm”, ka thënë ministri.