Një oficer policie i Brukselit ka vdekur nga plagët e marra pas një sulmi me thikë gjatë mbrëmjes të së enjtes, raporton “Euronews”.
Sipas zyrës së prokurorit në kryeqytetin belg, ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:15 në zonën Schaerbeek të Brukselit.
Një burrë i armatosur me thikë ka sulmuar një patrullë prej dy policësh. Sipas agjencisë belge të lajmeve “Belga”, një oficer nga një patrullë tjetër që iu përgjigj një thirrjeje për çka përdori armën e tij për të "neutralizuar sulmuesin".
Mediat lokale raportojnë se i dyshuari ka pësuar plagë me armë zjarri në këmbë dhe në bark dhe është dërguar në spital.
Të dy oficerët u dërguan gjithashtu në spital. Njëri prej tyre, i goditur me thikë në qafë, nuk mbijetoi.
Motivi i sulmit ende mbetet i paqartë.
Ky sulm është incidenti i dytë me thikë që përfshin oficerë policie në Bruksel brenda javës.