Shqiptari Fitim Gjeloshi ishte i pranishëm në stacionin e metrosë së New Yorkut të martën, ku mbi 20 persona mbetën të plagosur.
Gjeloshi tha se ishte “shënjestra e parë” e 62-vjeçarit që kreu sulmin, por shpëtoi, raportoi “New York Post” të martën.
“Një djalë pranë meje u plagos e po kërkonte ndihmë. I dyshuari nisi të qëllojë edhe të tjerët. Unë isha me fat. E gjitha qe një çmenduri. U frikësova shumë”, ka thënë Gjeloshi.
Nga personat e plagosur, asnjë nuk ka pësuar lëndime që rrezikojnë jetën.
I dyshuari i paidentifikuar është ende në arrati.
Artikuj të ngjashëm
-
Arrestohet i dyshuari për plagosjen e 10 personave në New York
-
Policia e New Yorkut është në kërkim të një 62-vjeçari në lidhje me sulmin në Brooklyn
-
Sulm në metronë e New Yorkut
-
Tre të plagosur nga të shtënat në Times Square të New Yorkut
-
Të paktën pesë të vdekur nga të shtënat në New York, përfshirë dorasin