Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Polakja që thoshte se ishte britanikja e zhdukur McCann, merr rezultatet e testit të ADN-së

Polakja që kishte insistuar se është Madeline McCann, vajza britanike që ishte zhdukur në pushime në Portugali në moshën 3-vjeçare, ka ndaluar kërkimin e saj për dëshmi shtesë pasi ka marrë rezultatin e një testi të ADN-së, thuhet në “The Independent”. Është konstatuar se ajo nuk ka rrënjë britanike.

Julia Faustyna 21-vjeçare, bëri bujë më herët këtë vit, kur postoi një video në Instagram duke pretenduar se ishte vajza britanike McCann që u zhduku në pushime në Portugali në maj të vitit 2007.

Faustyna, që ka mbiemrin Wendell, pretendonte se prindërit e saj nuk ishin në gjendje të dëshmonin lidhjen biologjike me të dhe kërkoi që gjenet e saj të testohen për të treguar se ka paraardhës britanik.

Ajo kishte nisur të dyshonte në qershor se ishte Madeline.

Nuk ofronte ndonjë dëshmi, por thoshte se dyshon shkaku i ngjashmërisë.

Edhe Polakja në Instagram pretendon se është Madeleine, vajza britanike e zhdukur 15 vjet më parë Botë Polakja në Instagram pretendon se është Madeleine, vajza britanike e zhdukur 15 vjet më parë

Ajo kishte dorëzuar testin e ADN-së në “Scotland Yard” për t’u krahasuar me ato të Madeleines, nëse zbulohet se ka rrënjë britanike.

Zëdhënësja e polakes, Fia Johansson, tha se rezultatet e testit janë kthyer.

“Rezultati i testit ka zbuluar se ajo është qind për qind zemër polake, me pak ndikim nga Lituania dhe Rusia. Testi i ADN-së nuk ka treguar ndonjë lidhje me britanik apo gjerman”, tha Johansson.

Prindërit e Faustynas gjithmonë kanë mohuar pretendimet se nuk kanë lidhje biologjike me të. Ata thanë se vajza mori dëshmi, përfshirë fotografitë dhe certifikatën e lindjes kur u largua nga shtëpia.

Edhe Gjermania liron të dyshuarin për zhdukjen e një fëmije para 18 vjetëve Botë Gjermania liron të dyshuarin për zhdukjen e një fëmije para 18 vjetëve

Kërkimet për britaniken McCann po vazhdojnë që kur ajo u zhduk në vitin 2007.

Policia e Portugalisë vitin e kaluar deklaroi se Christian Brueckner, një pedofil i burgosur në Gjermani, është i dyshuari kryesor për zhdukjen e vajzës.