Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Zhdukja e fëmijës, dita e dytë e kërkimit për vogëlushen McCann në Portugali

Policia filloi të mërkurën ditën e dytë të kërkimit të saj të ripërtërirë për Madeleine McCann, fëmijën britanik që u zhduk në rajonin jugor të Algarve të vendit 16 vjet më parë.

Policia përdori një dron për ta skanuar zonën nga lart dhe kontrolloi me qen nuhatës në të dy anët e digës.

Nuk kishte detaje të menjëhershme se çfarë përparimi ishte bërë. Pritet një konferencë për media në fund të kërkimeve.

Operacioni, i kryesuar nga policia portugeze, e ndihmuar nga kolegët gjermanë dhe britanikë, u njoftua të hënën.

Zyrtarët portugez thanë se kjo pasoi një kërkesë nga autoritetet gjermane.

Edhe Policia do të kërkojë në një rezervuar portugez për Madeleine McCannin Botë 3 v. më parë Policia do të kërkojë në një rezervuar portugez për Madeleine McCannin

Ky kërkim besohet të jetë i pari në zonën e digës nga policia, por kjo nuk mund të konfirmohej menjëherë.

Rezervuari aktualisht është më pak se gjysmë i mbushur për shkak të një thatësire që ka prekur Portugalinë dhe Spanjën fqinje.