Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Policia do të kërkojë në një rezervuar portugez për Madeleine McCannin

Policia që po heton zhdukjen e vajzës britanike Madeleine McCann, do të bëjë një kërkim në një rezervuar në Portugali, raporton BBC.

Kërkimet në digën Arade do të nisin të martën. Diga është 50 kilometra nga ku vajza ishte zhdukur në Praia da Luz në vitin 2007.

Gjermani 45-vjeçar Christian Brueckner, është duke i dyshuar për zhdukjen e britanikes.

Kërkimi në digën është kërkuar nga Policia e Gjermanisë, pasi zona ishte vizituar nga Brueckner kur Madeleine, atëbotë trevjeçare, ishte zhdukur.

Madeleine McCann ishte në pushime me familjen në Algarve të Portugalisë kur u zhduk më 3 maj të vitit 2007.

Lajmet për kërkimin në digën janë bërë së pari publike në mediume portugeze, ndërsa autoritetet gjermane ndonëse si kanë konfirmuar zyrtarisht, kanë lënë të kuptohet se informatat janë të sakta