Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Polakja në Instagram pretendon se është Madeleine, vajza britanike e zhdukur 15 vjet më parë

Polakja 21-vjeçare Julia Faustyna në faqen e saj Instagram ka postuar video e foto duke pretenduar se është Madeleine McCann, vajza britanike që ishte zhdukur 15 vjet më parë në Algavre të Portugalisë, raporton gazeta “Blick”.

McCann ishte 3-vjeçare kur ishte zhdukur. Përkundër mobilizimit të madh ndërkombëtar për të gjetur atë ende nuk ka gjurmë.

Në qershor të vitit 2020 nisën hetimet për vrasje ndaj gjermanit Christian B. Ai ishte dënuar për krime seksuale dhe kishte jetuar rregullisht në Algavre nga viti 1995 deri më 2007.

Julia 21-vjeçare nga Polonia ka postuar foto e video duke treguar ngjashmërinë me vajzën e zhdukur. Mosha e saj nuk përputhet me atë të Madeleine McCann, por Julia thotë se gjithmonë i është thënë se duket më e re.

Julia u ka bërë thirrje hetuesve që merren me rastin e McCannit t’i bëjnë asaj një test ADN.

Në llogarinë e Julias në Instagram, që i ka 600 mijë përcjellës, polakja tregon se si është detyruar që nëpërmjet rrjeteve sociale të kërkojë vëmendjen e Kate dhe Gerry McCannit, prindërve të Madeleines, pasi që autoritete britanike e polake e kanë injoruar.

Edhe Polakja që thoshte se ishte britanikja e zhdukur McCann, merr rezultatet e testit të ADN-së Botë Polakja që thoshte se ishte britanikja e zhdukur McCann, merr rezultatet e testit të ADN-së

Julia madje thotë se ka njollën e njëjtë në njërin sy, siç e kishte Madeleine.

Ajo thotë se beson që nga familja, në të cilën ishte rritur, është adoptuar. Ajo thotë se mban shumë pak mend na fëmijëria. Thotë se kishte disa foto nga pushimet, që përshtaten me qytetin ku është zhdukur Madeleine.