Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Del një i dyshuar për rrëmbimin e 3-vjeçares që u zhduk më 2007 në Portugali

Një person është shpallur zyrtarisht i dyshuar nga prokurorët portugez që hetojnë zhdukjen e Madeleine McCann, raportoi BBC të premten.

Ata nuk thanë se kush ishte ai, por thanë se po vepronin sipas kërkesës së autoriteteve gjermane.

Në vitin 2020, policia gjermane tha se po hetonte një burrë, të njohur si Christian B, në lidhje me rastin.

Tre vjeçarja Madeleine u zhduk gjatë një pushimi familjar në Praia da Luz në Portugali në vitin 2007.

Ajo nuk është gjetur kurrë dhe hetuesit besojnë se është rrëmbyer nga apartamenti i pushimit ku familja po qëndronte në resortin Algarve.

Është hera e parë që prokurorët portugez kanë identifikuar një të dyshuar zyrtar në këtë rast që kur prindërit e Madeleines, Kate dhe Gerry McCann, u quajtën të dyshuar 15 vjet më parë. Emri i tyre u pastrua më vonë.

Edhe Gjermania liron të dyshuarin për zhdukjen e një fëmije para 18 vjetëve Botë Gjermania liron të dyshuarin për zhdukjen e një fëmije para 18 vjetëve

Më 3 maj bëhen 15 vjet që kur Madeleine u raportua si e zhdukur dhe sipas ligjit portugez nuk do të jetë më e mundshme që dikush të deklarohet si person me interes/i dyshuar pas kësaj date.

Që atëherë nuk dihet asgjë për vendndodhjen apo se çfarë ka ndodhur me të, pavarësisht se zhdukja e Madeleines është nga rastet më të rënda të raportuara të personit të zhdukur.