Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Gjermania liron të dyshuarin për zhdukjen e një fëmije para 18 vjetëve

gjermani

Një burrë gjerman, i cili është nën hetim për zhdukjen e vogëlushes britanike Madeleine McCann 18 vjet më parë, është liruar nga burgu të mërkurën në mëngjes, pasi vuajti dënimin e tij në një rast tjetër.

 Christian Brückner, kishte qenë duke vuajtur një dënim me shtatë vjet burgim nga dënimi i tij në vitin 2019 për përdhunimin e një gruaje 72-vjeçare amerikane në Portugali.

Shtetasi gjerman, 48 vjeç, nuk është akuzuar kurrë për ndonjë krim në lidhje me rastin McCann, shkruan BBC.

Ai mohon çdo përfshirje. Madeleine u zhduk në vendpushimin portugez të Praia da Luz në vitin 2007. 

Ajo bashkë me vëllezërit e motrat e saj ishin lënë duke fjetur në një apartament pushimi, ndërsa prindërit e saj, Kate dhe Gerry, shkuan në një restorant aty pranë. Zhdukja e Madeleine është bërë një nga rastet më të pazgjidhura të personave të zhdukur në botë.

Edhe Russell Brand lirohet me kusht pas paraqitjes në gjykatë Showbiz Russell Brand lirohet me kusht pas paraqitjes në gjykatë

Prokurorët gjermanë kanë përmendur prova - duke përfshirë të dhënat e telefonisë celulare - që tregojnë se Brückner mund të ketë qenë në zonë kur ajo u zhduk, dhe kanë këmbëngulur vazhdimisht se ata mendojnë se ai është përgjegjës. Megjithatë, ata nuk kanë gjetur prova mjaft të forta për të ngritur akuzë.

Brückner, i cili kaloi shumë vite në Algarve, ishte një endacak,  kriminel dhe një ngacmues seksual i dënuar. Ai ka disa dënime të mëparshme, duke përfshirë abuzimin seksual të fëmijëve në vitet 1994 dhe 2016.