Kuriozitet

Shpallet i pafajshëm pas 38 vjetësh britaniku i burgosur për vrasjen e një gruaje

Britaniku

Një burri britanik i cili ka vuajtur 38 vjet burgim për vrasjen e një gruaje, i është shfuqizuar dënimi nga Gjykata e Apelit pasi kanë dalë prova të reja të ADN-së.

Peter Sullivan ishte burgosur për vrasjen e 21-vjeçares Diane Sindall në vitin 1986, e cila i ishte nënshtruar një sulmi seksual në Birkenhead, Merseyside, teksa po kthehej në shtëpi, raporton BBC.

Komisioni i Shqyrtimit të Çështjeve Penale (CCRC) - organi ligjor i krijuar për të hetuar gabimet e mundshme të drejtësisë, e kishte referuar rastin e Sullivan përsëri në Gjykatën e Apelit vitin e kaluar, pasi testet e reja zbuluan një profil të ADN-së që tregonte një sulmues të panjohur në mostrat e spermës së ruajtur nga vendi i krimit.

Sullivan, i cili është shfaqur në një videolidhje kur i është kumtuar lajmi se do të lirohej, është parë duke qarë dhe duke mbajtur gojën e tij me dorë.  

Tani në moshën 68-vjeçare, ai besohet të jetë viktima e dështimit më të gjatë të drejtësisë në historinë e Britanisë së Madhe, që përfshin një të burgosur të gjallë.

Diane Sindall

Gjykatësit Lord Justice Holroyde i është thënë se teknologjia është zhvilluar vetëm kohët e fundit deri në pikën ku mostra e spermës, e nxjerrë nga barku i Sindall, mund të testohej për ADN.

Në seancë është thënë se profili i ADN-së nuk ishte në përputhje me të fejuarin e Sindall në atë kohë.

Policia e Merseyside që atëherë ka rihapur hetimin për vrasjen e Sindall, por ka thënë se kërkimet në bazën e të dhënave kombëtare të ADN-së nuk kanë dalë me asnjë përputhje.

Më shumë se 260 burra janë ekzaminuar dhe larguar nga hetimi i rinisur që nga viti 2023.