Një grua nga Afrika e Jugut e akuzuar për rrëmbim dhe trafikim të vajzës së saj gjashtëvjeçare është dënuar me burgim të përjetshëm, së bashku me dy bashkëpunëtorët e saj.
Dënimet me burg për Racquel "Kelly" Smith, të dashurin e saj Jacquen Appollis dhe mikun e tyre Steveno van Rhyn vijnë më shumë se një vit pasi 6-vjeçarja Joshlin Smith është zhdukur në mënyrë misterioze jashtë shtëpisë së saj në Saldanha Bay, pranë Cape Town, raporton BBC.
Pavarësisht një kërkimi shumë të zgjeruar për vajzën, e cila është zhdukur në shkurt të vitit 2024, ajo ende nuk është gjetur.
Dënimi vjen pas një gjyqi gjashtëjavor me dëshmitarë dhe prokurorë që bënë një sërë akuzash tronditëse.
Gjykatësi Nathan Erasmus ka thënë se ai "nuk bëri dallim" midis treshes në dhënien e dënimeve.
Smith dhe bashkëpunëtorët e saj nuk treguan asnjë emocion ndërsa u lexuan dënimet e tyre.
-
Dy vjet nën kontrollin e një psikopati – gruaja që humbi gjithçka
-
Dënohet me burgim të përjetshëm gruaja nga Zelanda e Re që vrau dy fëmijët e saj
-
Gjermania liron të dyshuarin për zhdukjen e një fëmije para 18 vjetëve
-
Gjendet shëndosh e mirë britanikja që u zhduk para 52 vjetësh
-
Përdhunuesi serial dënohet me 42 burgime të përjetshme në Afrikë të Jugut