Uragani “Idalia” ka mbetur stuhi e rrezikshme e kategorisë së dytë teksa në ditët e fundit ka goditur Georgian. Më shumë se 242 mijë njerëz kanë mbetur pa energji elektrike pasi erërat kanë shkulur pemët që kanë shkëputur linjat e furnizimit.
Stuhia Idalia në fillim të javës ka goditur pjesën perëndimore të Floridas që ishte rrezikuar fort nga ky uragan. Valët në bregun e detit kanë arritur deri në 2 metra lartësi.
Autoritetet kanë njoftuar se si stuhi e kategorisë së dytë erërat kanë arritur në 165 kilometra në orë.
Meteorologët kanë njoftuar se si stuhi tropikale gjatë së dielës do të godasë shtetet e Karolinës. Disa modele kanë parashikuar se uragani “Idalia” mund të kthehet përsëri, por Qendra Kombëtare e Uraganeve ka parashikuar se uragani do të shkojë drejt Oqeanit Atlantik.
-
Uragani “Idalia” ngrihet në stuhi të kategorisë së dytë.
-
Uragani “Idilia” godet Floridan e Georgian, afro 400 mijë mbesin pa energji elektrike
-
Uragani vdekjeprurës Idalia arrin në Florida, shpejtësia e erës 201 km/h
-
Uragani Ian gati të mbërrijë në Florida, mbi 600 mijë banorë mbesin pa rrymë
-
Stuhia që bllokoi SHBA-në