Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Uragani vdekjeprurës Idalia arrin në Florida, shpejtësia e erës 201 km/h

Uragani Idalia ka arritur në zonën Big Bend të Floridës në SHBA, ka thënë Qendra Kombëtare e Uraganeve të mërkurën, shkruan BBC.

Stuhia përshkruhet si “jashtëzakonisht e rrezikshme”, dhe qendra thekson se përhapja e stuhisë katastrofike dhe erërat e dëmshme janë aktive.

Shërbimi paralajmëroi se Idalia, tani stuhi e kategorisë 3, kishte goditur me erëra maksimale prej 201 km/h.

Udhëzimi i Qendrës Kombëtare të Uraganeve thotë se stuhitë e kategorisë 3 ka të ngjarë të shkaktojnë dëme shkatërruese, duke përfshirë dëme strukturore në shtëpi, pemë të shkulura dhe rrugë të bllokuara.

Big Bend nuk kujton stuhi më të madhe se Uragani Easy në vitin 1950, ka thënë Qendra Kombëtare e Uraganeve. Për shkak të formës unike të vijës bregdetare Big Bend, Idalia mund të sjell disa stuhi mjaft masive, sipas shkencëtarit atmosferik Kristen Corbosiero.

Në orët para rënies në tokë, uragani Idalia arriti në kategorinë 4, që do të thotë se arriti një shpejtësi prej rreth 209 - 251 km/h.