Uaragani “Idalia” është ngritur në stuhi të kategorisë së dytë, ka raportuar BBC.
Qendra Kombëtare e Uraganeve në SHBA, ka njoftuar se stuhi të rrezikshme për jetë dhe kushte uragani priten përgjatë Bregut të Gjirit në Florida sonte dhe të mërkurën.
Stuhia e kategorisë së dytë përshkon me erëra me shpejtësi deri 177 kilometra në orë, dhe mund të shkaktojë dëme të mëdha.
Shumica e 21 milionë qytetarëve në Florida, si dhe dhjetë milionë tjerë në Georgia e Karolinë të Jugut, janë nën paralajmërim dhe u është kërkuar të evakuohen.
Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, ka siguruar guvernatorin e Floridas, Ron DeSantis se do të ketë ndihmën e shtetit.
“Ne do të përkujdesemi që të kenë çdo gjë që të jetë e nevojshme”, ka thënë Biden.
Edhe
Pjesë të Georgias përmbyten nga uragani “Idalia”
Më tepër se 500 fluturime në SHBA u anuluan të martën.
Idalia kaloi në Gjirin e Meksikës si stuhi e kategorisë së parë, por është projektuar që të mërkurën të arrijë te një stuhi e kategorisë së tretë me shpejtësi deri 193 kilometra në orë.