(BBC) - Një uragan i përshkruar si “jashtëzakonisht i rrezikshëm” ka goditur bregun e Paqësorit në Meksikë.
Uragani Lidia si stuhi e kategorisë 4, ka sjellë erëra të forta, që arrijnë shpejtësinë deri në 220 kilometra për orë.
Si pasojë e uraganit është raportuar që një person ka humbur jetën, pas rrëzimit të një peme.
Uraganët godasin Meksikën çdo vit në brigjet e saj të Paqësorit dhe Atlantikut. Sezoni zyrtar i uraganeve në vend zgjat nga maji deri në nëntor, ndërsa shumica e stuhive zhvillohen midis korrikut dhe tetorit.
Ndikimi i ndryshimit të klimës në frekuencën e stuhive është ende i paqartë, por shkencëtarët thonë se temperaturat e rritura të sipërfaqes së detit ngrohin ajrin sipër dhe në këtë mënyrë nxisin uraganet, ciklonet dhe tajfunet. Si rezultat, ato ka të ngjarë të jenë më intensive me reshje më ekstreme.