Më shumë se 650,000 banorë të Floridës tani janë pa energji elektrike, pasi uragani Ian pritet të prek brigjet të mërkurën pasdite, sipas kohës në SHBA, është bërë e ditur nga “poweroutage.us”.
Qarku Lee, shtëpia e Fort Myers dhe Cape Coral, janë më të prekurit në këtë kohë me 226,021 klientë që raportojnë ndërprerje të rrymës, raportoi Daily Mail të mërkurën.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë Collier County, 99,609 klientë janë pa energji elektrike.
Raportohet se uragani po përcillet me erëra me shpejtësi deri në 250 km\h derisa vendet si Kuba tashmë janë goditur nga erërat e fuqishme dhe ndërprerjet e energjisë elektrike.
