Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Piugdemonti vazhdon betejën për pavarësi të Katalunjës

Ish-lideri katalunas, Carles Puigdemont, i cili ballafaqohet me akuza për rebelim në Spanjë, në një konferencë për gazetarë tha se do të kthehet në Belgjikë nga ku do të vazhdojë fushatën për pavarësinë e vendit.

Gjykata Supreme spanjolle ka hequr dorë javën e shkuar nga urdhër-arresti evropian për të, pasi Gjermania refuzoi ta ekstradonte. Piugdemonti tha se të dielën bashkë me familje do të kthehet në Bruksel, transmeton koha.net.

“Të gjithë e dinë që kjo më nuk është çështje e brendshme spanjolle”, tha ai nga Berlini, duke shtuar se fushata për pavarësinë e rajonit do të vazhdojë meqë tashmë ka marrë aspekt evropian. Gjermanët kanë vendosur që Piugdemonti të mos ekstradohet në Spanjë shkaku i kërkesës për rebelim, por vetëm për keqpërdorim fondesh.

Sidoqoftë, spanjollët ndonëse hoqën dorë nga urdhër-arresti evropian, Piugdemontin dhe pesë të tjerë ende i akuzojnë për disa shkelje që nënkupton se nëse kthehen në vend, do të arrestohen.