Ish-lideri katalan, Carles Puigdemont ka thënë se shpreson që mund të jetojë në Belgjikë, pasi të kenë përfunduar procedurat ligjore në Gjermani.
Ai është liruar nga arresti në Gjermani të premten.
“Dëshira ime është të kthehem në Belgjikë, por pasi të kenë përfunduar procedurat ligjore këtu në Gjermani”, u ka thënë ai gazetarëve në Berlin.
Puigdemont është liruar nga një burg në Gjermani, pasi ka paguar 75 mijë euro për lirimin e tij me kusht, derisa të merret vendimi për ekstradimin në Spanjë.
Spanja akuzon Puigdemontin për rebelim dhe shpërdorim të fondeve publike lidhur me referendumin e paautorizuar për pavarësinë e Katalonjës në tetor të vitit 2016.
Artikuj të ngjashëm
-
Piugdemonti vazhdon betejën për pavarësi të Katalunjës
-
Puigdemont mund të përballet me ekstradim në Spanjë
-
Puigdemont lirohet nga burgu gjerman
-
Separatisti katalonjas i ikën policisë spanjolle, një ditë pas Barcelonës kthehet në Belgjikë
-
Separatisti katalonjas kthehet në Spanjë pas shtatë vjetësh, pavarësisht se mund të arrestohet