Ditët e para të ngrohta dhe me diell të pranverës në rajonin jugor të Mykolaivit po sjellin një realitet të ri të zymtë: erën e të vdekurve.
Ndërsa ngricat shkrihen, trupat e ushtarëve rusë të shpërndarë nëpër fusha po bëhen problem, shkroi CNN të enjten.
Në adresimin e përnatshëm, të shtunën Vitaly Kim, guvernatori i rajonit, u bëri thirrje banorëve që të ndihmojnë të grumbullimin e kufomave dhe futjen e tyre në qese, ndërsa temperaturat po ngrihen. “Ne nuk jemi përbindësha, apo jo?” iu lut ai banorëve, të cilët tashmë kanë humbur shumë prej tyre në luftë.

Mykolaivi ishte nga rajonet e para që u sulmua pasi presidenti rus Vladimir Putin nisi pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt. Pasi u shtynë drejt qendrës, trupat ruse janë detyruar të largohen nga ushtria ukrainase, duke lënë gjurmët e zeza të automjeteve dhe tankeve. Por, beteja për qytetin ende po vazhdon dhe është e paqartë për sa kohë do të jenë në gjendje forcat ukrainase t’i rezistojnë sulmit.
Kim ka thënë se rusët janë tërhequr dhe i kanë lënë trupat e kolegëve të tyre prapa në fushëbetejë. Ai i ka dërguar CNN-it fotografi të kufomave të braktisura. “Janë qindra nga ta, gjithandej rajonit”.
Guvernatori ka bërë thirrje që trupat të vendosen në frigoriferë dhe të dërgohen prapa te Rusia për identifikim përmes ADN-së. Por, një muaj në luftë, ende është e paqartë si apo nëse mbetjet e ushtarëve po kthehen në Rusi, ku raportimet për numrin e të vdekurve kanë qenë të heshtura.
Edhe
Rusia lë prapa ushtarët e vdekur në Ukrainë
Saktësisht se sa trupa rusë janë vrarë në Ukrainë mbetet mister. Numri zyrtar nga Rusia ishte 498 personel ushtarak, të hënën, derisa gazeta ruse Komsomolskaya Pravda publikoi raportin me 9861 të vdekur.
Numri i të vdekurve rusë nga informacionet që ka marrë CNN nga zyrtarët amerikanë dhe të NATO-s, është rreth 3000-10.000. Ukrainasit pretendojnë se shifra është shumë më e lartë se 15.000.
“Problemi me trupat rusë është shumë i madh. Janë mijëra trupa. Para luftës, moti ishte i ftohtë, ishte në rregull por tani kemi probleme sepse rusët nuk i marrin trupat. Nuk e di se çfarë do të bëjmë me trupat e tyre në javët në vijim”, ka thënë Viktor Andrusiv, këshilltar në Ministrinë e Jashtme të Ukrainës.