Qindra kilianë kanë protestuar në rrugët e qytetit Ikike kundër emigrantëve në këtë rajon. Demonstruesit kanë djegur tenda dhe pajisje që u përkisnin emigrantëve.
Protestat janë organizuar pasi Qeveria rrafshoi një kamp emigrantësh, kryesisht me venezuelase, duke shkaktuar kundërthënie të madhe në shtetin e Amerikës Latine.
Kampi, që ndodhej në sheshin qendror të qytetit, ishte shpallur zonë e rrezikshme sanitare dhe ishte uzurpuar nga dhjetëra familje emigrantësh, shumica prej të cilëve fëmijë dhe bebe.
Sipas të dhënave, më shumë se 23 mijë emigrantë kanë arritur në Kili nëpërmjet pikave të paautorizuar kufitare nga janari deri në korrik, krahasuar me 16 mijë që kishin arritur gjatë krejt vitit të kaluar.
-
Zjarre masive në Portugali, teksa autoritetet greke paralajmërojnë për tym toksik
-
“Kthehu në vendin tënd”: Migrantët përballen me presion për t’u larguar nga Afrika e Jugut
-
Rebelët në Birmani në tërheqje teksa ushtria forcohet me rekrutime të detyruara
-
12 policë të lënduar në natën e dytë të trazirave në Britani
-
Policia hedh ujë mbi protestuesit në natën e dytë të dhunës anti-emigracion në Irlandë të Veriut