Rreth 500 persona janë mbledhur për të tretën javë me radhë për të protestuar në kryeqytetin e Kilit, Santiago, duke u kthyer ngadalë vala e protestave të nisura në vitin 2019.
Demonstruesit po bëjnë thirrje për ndryshimin e kushtetutës, me qëllim që të ketë sistem më të mirë të arsimit dhe shëndetësisë, transmeton KOHA.
Protestuesit kanë brohoritur dhe kanë kënduar. Disa syresh janë përleshur me policinë pasi një grup i vogël njerëzish është munduar të digjte një autobus.
Policia ka përdorur topat e ujit dhe gazin lotsjellës kundër demonstruesve. Qytetarët e pakënaqur janë kthyer në rrugë derisa Kili është në prag të votimit të 25 tetorit, të shtyrë për shkak të pandemisë së koronavirusit.
Kilianët do të pyeten nëse dëshirojnë që kushtetuta të ndryshohet nga Kongresi aktual apo nga legjislatura e re.
-
Grupe të armatosura nisin sulme të koordinuara në të gjithë Malin
- Gjenerata Z po ia rikthen shpresën politikës
-
Ushtria nepaleze synon rivendosjen e rendit pas dy ditësh protestash të dhunshme
-
Eskalojnë protestat në Nepal, i vihet flaka ndërtesës së parlamentit
-
19 të vdekur në protestat në Nepal kundër ndalimit të mediave sociale