Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Trazira në Kili, kërkohen objekte më të mira shkollore

Qindra nxënës të shkollave të mesme kanë protestuar në Santiago të Kilit duke kërkuar objekte më të mira shkollore. Disa prej protestuesve kanë hedhur koktej molotovi dhe janë përplasur me policinë që ka përdorur topat e ujit dhe gazin lotsjellës për shpërndarjen e tyre.

E premtja ishte dita e katërt me radhë e protestave të nxënësve që po vlerësohet si vazhdim i pakënaqësisë në disa sektorë të shtetit pas referendumit kombëtar që hodhi poshtë Kushtetutën e re që synonte t’i zëvendësonte ligjet diktatoriale të vitit 1980.

Santiago është përballur me seri të ashpra të protestave që prej të dielës kur 62 për qind e pjesëmarrësve të referendumit refuzuan Kushtetutën e re. Kjo Kushtetutë do të zëvendësonte atë të miratuar mes viteve 1973-1990 kur shteti ndodhej nën diktaturë.

Kili me këtë Kushtetutë synonte të krijonte një sistem më të mirë arsimor. Ndërkaq, presidenti Gabriel Boriq zëvendësoi gjashtë ministra në përpjekje për ta shpëtuar Qeverinë e tij.