Mijëra shtëpi janë bërë rrafsh me tokë për pak sekonda, sa zgjati lëkundja e fuqishme e tokës që goditi të hënën në mëngjes Turqinë e Sirinë, duke bërë që ekipet e shpëtimit të hasin në vështirësi për të gjetur viktimat.
Në të dy shtetet deri më tani kanë vdekur më shumë se 29 mijë persona.
Pas pamjeve të shkatërrimit gjithmonë ngrihet një pyetje: Përse askush nuk e dinte se tërmeti po vinte?
Përgjigjja është sfiduese. Aftësia për të parashikuar kur dhe ku do të ndodhë një tërmet ka tunduar shkencëtarët qe sa vite, megjithëse gjasat s’kanë mundur të jenë më të mëdha.
Tërmetet numërojnë gjysmën e fatkeqësive natyrore që kanë shkaktuar vdekje, në më shumë se dy dekada, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë.
Shumë gjeologë thonë se është gati e pamundshme që në mënyrë të përsosur të parashikohet një tërmet, për shkak të kompleksitetit absolut të analizimit të tërësisë së kores së planetit.
Të tjerë thonë se një mori teknologjish të reja – përfshirë inteligjencën artificiale që mund të ndihmojë në parashikime më të shpejta e të sakta, dhe telefonat inteligjentë që mund të dërgojnë alarme e paralajmërojnë njerëzit – mund të ndihmojnë në shpëtimin e jetëve.
Por edhe përpjekjet më premtuese ofrojnë pak sekonda, ose në disa raste minuta, para njoftimit – duke e bërë të vështirë mundësinë e evakuimit. Një e ardhme në të cilën teknologjia do të parashikonte më saktë lokacionin, kohën dhe fuqinë e tërmetit duket ende larg.
Lëvizja e pllakave që mbështesin tërmetet ndodhin ngadalë, ndërsa shqyerjet ndodhin shpesh papritmas, duke krijuar tërmete që bëjnë kërdinë pa dhënë njoftime më herët.
Tërmetet e fuqishme, si ai i vitit 2010 në Haiti, vijnë si befasi. Për të parandaluar huqjet, gjeologët kanë nisur të fokusohen se sa janë shanset që një tërmet të ndodhë, në vend se të parashikojnë ngjarje individuale.
Shkencëtarët përdorin matjet gjeologjike, të dhëna nga makineritë sizmologjike dhe të dhëna historike për të dalluar hapësirat të cilat janë më në rrezik për tërmet – dhe më pas përdorin modele statistikore për të vlerësuar gjasat që një i tillë të ndodhë në ndonjë hapësirë.
Por për dallim nga parashikimi i motit – që është përmirësuar nëpërmjet fuqisë kompjuterike, modeleve matematikore dhe përforcimit të dronëve e satelitëve – kualiteti i parashikimit të tërmeteve ka ngecur.
Gjatë gjysmëshekullit të shkuar shkencëtarët janë përpjekur të parashikojnë tërmetet duke përdorur disa metoda. S’kanë pasur sukses.
Në vitet 1970 dhe 1980, hulumtuesit u përpoqën të gjenin sinjale që mund të parashikonin tërmetet, duke shikuar grumbull sinjalesh si sjellja e kafshëve, emetimet e radonit dhe sinjalet elektromagnetike.
Shkencëtarët po i ushqejnë modelet e makinave-mësuese nga leximet e sizmologjisë deri te të dhënat e radarit se si po deformohet sipërfaqja e Tokës, për të përmirësuar parashikimin e kohës dhe lokacionit për tërmetet e ardhshme, ka shtuar ai.
Por edhe nëse teknologjia sofistikohet, ende ka pak gjasa që të arrihet preciziteti i 100-përqindtë. Në skenarin më të mirë, shkencëtarët mund të parashikojnë lokacionin e tërmetit brenda një rrezeje prej 1000 kilometrash dhe gjatë rrjedhjes së disa vjetëve.