Sistemi i paralajmërimit të tërmeteve, të cilin Google e ka vënë në dispozicion për pajisjet me sistemin operativ Android, duhet t'u dërgojë njoftime përdoruesve në mënyrë që të kenë mundësi shpëtimi, por kjo nuk ndodhi në Turqi.
BBC shkruan se qindra njerëz në tre qytete turke treguan se asnjëri prej tyre nuk kishte marrë paralajmërim përpara tërmetit të parë dhe vetëm një “numër i kufizuar” prej tyre ishin njoftuar për të dytin.
Micah Berman i Google ka thënë se miliona njerëz në Turqi morën paralajmërime për tërmete, por kompania nuk ndau të dhëna të tjera. Megjithatë, u shfaqën disa postime në rrjetet sociale që pretendonin se kishin marrë paralajmërim, por vetëm një postim lidhej me tërmetin e parë. Berman ka thënë se "nuk ka përgjigje përfundimtare" se pse rrjetet sociale "heshtin" në lidhje me paralajmërimet, por vuri në dukje se natyra e tërmetit dhe besueshmëria e qasjes në internet mund të ndikojë në sistem.
Sistemi i alarmit për tërmetet Android përdor përshpejtuesin (sensori i zbulimit të lëvizjes) në telefona për të gjeneruar në mënyrë efektive sinjalizimet. Nëse shumë telefona dridhen në të njëjtën kohë, Google mund të përdorë të dhënat kolektive për të gjetur epiqendrën dhe për të përcaktuar magnitudën e tërmetit, pastaj dërgon automatikisht alarm për njerëzit që mund të ndjejnë tokën duke u lëkundur. Edhe pse zgjat më pak se një minutë nga paralajmërimi deri në lëkundjen e tokës, teknologjia teorikisht mund të ndihmojë njerëzit në zonat ku paralajmërimet konvencionale nuk janë të disponueshme.
Ka shqetësime se sistemi ka dështuar gjatë një tërmeti 7.8 ballë.
Pa më shumë të dhëna për këtë, nuk është e sigurt që alarmet për tërmetet e Android janë një zëvendësim i besueshëm për ato tradicionale nëpërmjet radios ose televizionit.
Nga tërmetet në Turqi, vdiqën rreth 50 mijë njerëz.