Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Përplasje e protestuesve rusë me Policinë në Dagestan, vijojnë arrestimet

Protestat e civilëve rusë ndaj mobilizimit të ri të presidentit Vladimir Putin, kanë vazhduar të dielën në qytetin Dagestan.

“TheGuardian” raportoi se protestuesit u përleshën me forcat policore, derisa qindra persona u arrestuan në këtë protestë.

Në pamjet e publikuara në Twitter, shihen protestues që përleshën me Policinë. Protestat ruse, kryesisht në Moskë, u përcollën me mijëra arrestime.

Pos me protesta, rusët po e kundërshtojnë thirrjen për luftë edhe nëpërmjet largimit nga shteti. Mijëra rusë ua mësynë pikave kufitare në drejtim të vendeve perëndimore që nga e mërkura.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka deklaruar se i mirëpret dezertorët rusë, ndërsa, Putini deklaroi të mërkurën se i duhen edhe 300 mijë persona për t'iu bashkëngjitur fronteve të luftës në Ukrainë.