Një kamionçinë që përpiqej t'i shmangej ndjekjes së policisë në verilindje të Greqisë, u përplas me një rrethojë policie, duke lënë të vdekur një emigrant dhe 17 të tjerë të lënduar, përfshirë shoferin, tha policia greke të dielën.
Shoferi gjeorgjian i kamionçinës ishte nisur drejt perëndimit kur u përplas me një postbllok policie në autostradën kryesore Egnatia.
Në vend që të ndalonte, ai kaloi me shpejtësi. Pas përplasjes, i plagosur lehtë, ai tentoi të arratisej në këmbë por u kap.
16 migrantët e tjerë, asnjë prej të cilëve nuk pësoi lëndime të rënda, u dërguan në spitalet pranë vendit të ngjarjes. Policia ka njoftuar se ata janë deklaruar si sirianë, ndërsa identiteti I viktimës nuk është bërë i ditur.
Në të njëjtën kohë, policia greke ndaloi edhe një automjet me katër migrantë dhe një tjetër me tre persona që nuk ishin migrantë, por se dyshohet se i shoqëronin dy automjetet e tjera. Që të tre, si dhe drejtuesi i mjetit tjetër janë arrestuar. /REL
-
22 migrantë vdesin afër Greqisë pas gjashtë ditësh në det
-
15 të vdekur nga përplasja e një anijeje me emigrantë me një anije patrullimi në Greqi
-
Katër të vdekur pasi një veturë me emigrantë aksidentohet në Kroaci
-
15 të vdekur në Egjipt në një aksident trafiku
-
Gjermani, shtatë nga 20 emigrantë vdiqën pasi një furgon u aksidentua në autostradë