Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Gjermani, shtatë nga 20 emigrantë vdiqën pasi një furgon u aksidentua në autostradë

Shtatë persona kanë vdekur të premten pasi një furgon i mbushur plot me njerëz i drejtuar nga një kontrabandist i dyshuar është përmbysur, ka thënë policia gjermane.

Më shumë se 20 emigrantë, përfshirë disa fëmijë, mendohet se kanë qenë në furgon.

Shoferi u përpoq t'i shmangej policisë në një kontroll rrugor përpara se të humbiste kontrollin në Bavari,.

Aksidenti ndodhi mes një rritjeje të kontrabandës me njerëz që ka bërë që disa vende të Evropës Qendrore dhe Lindore të vendosin kontrolle kufitare, raportoi BBC. 

Furgoni u rrokullis disa herë në autostradë midis kufirit austriak dhe Munihut.

Disa vende të BE-së, duke përfshirë Poloninë, Gjermaninë dhe Republikën Çeke, kanë rivendosur kontrollet kufitare javët e fundit si rezultat i një rritjeje të incidenteve të kontrabandës.

Edhe 28 të lënduar në Munih, i dyshuari është azilkërkues afgan Botë 28 të lënduar në Munih, i dyshuari është azilkërkues afgan

Kërkesat për herë të parë për azil në Gjermani u rritën me 78% në shtatë muajt e parë të 2023. Policia thotë se kalimi i rreth një të katërtës së emigrantëve në Gjermani lehtësohet nga kontrabandistët.