Një kamion u përplas në disa automjete pasagjerësh në provincën e Egjiptit, Aleksandria, duke lënë të vdekur të paktën 15 persona, kanë raportuar autoritetet të mërkurën, transmeton agjencia “AP”.
Aksidenti, që ndodhi të martën vonë në distriktin Amreya, në perëndim të qytetit të Aleksandrisë, gjithashtu lëndoi tetë persona, sipas raporteve të policisë.
Kamioni u përplas në katër furgona. Njëri furgon u rrotullua dhe një tjetër mori flakë.
Ambulancat nxituan në vendngjarje dhe transportoi njerëzit e lënduar në spital, sipas mediave lokale.
Aksidentet e trafikut marrin jetën e mijëra njerëzve çdo vit në Egjipt. Përplasjet shpesh shkaktohen nga shpejtësia, rrugët e këqija ose ligje të dobëta të trafikut.
Në tetor, një autobus me pasagjerë u përplas me një automjet të parkuar në autostradën Aleksandri - Kajro, duke shkaktuar vdekjen e të paktën 32 personave.
-
32 të vdekur nga përplasja zinxhirë e veturave në Egjipt
-
63 të vdekur nga një aksident zinxhiror trafiku në Ugandë
-
Tre të vdekur dhe 94 të lënduar nga një aksident hekurudhor në Egjipt
-
71 të vdekur në një aksident trafiku në Afganistan
-
Të paktën 21 të vdekur nga aksidenti mes tri automjeteve në Meksikë