Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Përplaset aeroplani në aeroportin e Torontos, raportohet për të paktën 8 të lënduar

Aeroplani ne Toronto

Një aeroplan i pasagjerëve i “Delta Air Lines” është përplasur duke u ulur në Aeroportin e Torontos të hënën, ndërsa mediumet lokale kanë raportuar për të paktën tetë të lënduar, transmeton “BBC”. 

Aeroplani ishte nisur nga Minneapolis. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Tre nga të lënduarit raportohet se janë në gjendje kritike dhe janë transportuar në spitalet lokale. 

Ekipet e emergjencës kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa në videot në rrjetet sociale shihet aeroplani i përmbysur. 

Administrata e Aviacionit të SHBA-së (FAA), tha se të gjithë 80 personat që ishin në aeroplan janë evakuuar.

“Aeroplani i Delta Air Lines, i operuar nga Endeavor Air, u përplas gjatë uljes në Aeroportin Ndërkombëtar të Torontos në Kanada rreth orës 14:15 me kohë lokale”, thuhet në deklaratën.