Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

New York, dy pilotë humbin jetën pas përplasjes së aeroplanit me automjetin e zjarrfikësve në pistë

Foto: EPA

Foto: EPA

Dy pilotë kanë vdekur pas përplasjes së një aeroplani me një automjet në aeroportin LaGuardia të New Yorkut.

Vdekjen e pilotëve e ka konfirmuar drejtoresha ekzekutive e Autoritetit Portual, Kathryn Garcia, e cila në një konferencë shtypi tha se aeroplani i Air Canada mbante 72 persona dhe katër anëtarë të ekuipazhit, ndërsa në automjet ishin dy oficerë.

41 pasagjerë dhe anëtarë të ekuipazhit u dërguan në spital, së bashku me dy oficerët e automjetit. Garcia ka njoftuar se prej tyre, 32 persona kanë dalë nga spitali, por ka edhe "lëndime serioze".

"Mjerisht, dy pilotët konfirmohen të vdekur”, është shprehur ajo, raportoi BBC-ja.

Një aeroplan i Air Canada u përplas me një automjet zjarrfikës që po përgjigjej në një incident të veçantë. 

Edhe 5 të vdekur pasi një aeroplan mallrash doli nga pista në Miami dhe goditi disa automjete Botë 5 të vdekur pasi një aeroplan mallrash doli nga pista në Miami dhe goditi disa automjete

Sipas CBS Neës, partnerit amerikan të BBC-së, avioni i Air Canada kishte ulur pasi kishte mbërritur nga Montreali përpara se të përplasej me automjetin.

Fluturimet janë pezulluar në aeroport që nga nata e vonë e së dielës dhe Administrata Federale e Aviacionit ka thënë se gjasat janë të mëdha që pezullimi të zgjasë.