Përmbytjet e mëdha kanë zhvendosur mijëra njerëz dhe kanë dëmtuar infrastrukturën përreth Kinës, raportojnë mediat shtetërore.
Në veri të qarkut Zhenba, autoritetet raportuan se ndodhen përmbytjet më të mëdha në 50 vjet, kanë përmbytur rrugët dhe kanë dëmtuar shtëpitë.
Një urë u shkatërrua nga përmbytjet, teksa 80 rrugë dhe 148 ndërtesa në këtë qark.
Që nga e diela, më shumë se 4.500 banorë ishin zhvendosur njofton transmetuesi shtetëror CCTV. Dëme të mëdha janë shkaktuar edhe në zona të tjera, të cilat kanë bllokuar trafikun.
Në provincën qendrore të Anhuit, autoritetet lokale kanë thënë se po bëjnë përpjekje për shpëtimin e tokave bujqësore dhe për t’i shpëtuar të korrat në zonat e prekura nga përmbytjet. Më shumë se 10 mijë njerëz u zhvendosën urgjentisht në vende të sigurta.
Rreth 70 shtëpi u shembën, 2.283 u dëmtuan dhe shumë fushat të fermave u përmbytën. Humbjet deri më tani janë vlerësuar të paktën 79 milionë dollarë. Por nuk është raportuar për të vdekur nga përmbytjet.