Shirat e dendur dhe erërat e forta pritet të përkeqësohen mbrëmjen e së premtes pasi pjesa më e madhe e Spanjës u prek nga moti me stuhi.
Shërbimet e urgjencës në qytetin e Madridit dhe rajonin gjatë tërë kohës janë përballur me incidente të shumta, si pasojë e përmbytjeve.
Zjarrfikësve iu desh të largonin ujin nga kanalet e mbushura për t’i hapur autostradat dhe rrugët e banimit. Parqet publike në kryeqytetin spanjoll u mbyllën gjithashtu, raporton agjencia e lajmeve AP.
Pati edhe anulime të trageteve nga portet jugperëndimore të Algeciras dhe Tarifa në Tangier në Marok.
Moti i stuhishëm vjen pas dy javëve të para të tetorit më të nxehtë dhe më të thatë në histori. Spanja po përjeton thatësirën më të madhe për gati dy vjet.