Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Përmbysje e roleve, tash Kina shqetësohet se virusi po i vjen nga jashtë

Foto: Reuters

Vendi ku “lindi” virusi Covid-19 në fund të dhjetorit të vitit të shkuar, Kina, ka raportuar vetëm një rast me koronavirus në 24 orët e fundit, kur bëhet fjalë për vendasit, por zbuloi edhe 20 raste të të prekurve e që janë të huaj, shkruan “Daily Mail” të martën, raporton Koha.

Rasti i vetëm u zbulua në Wuhan, qytetin ku shpërtheu ky virus dhe kjo lë të kuptohet se virusi po frenohet.

Por vendi tani është i shqetësuar për një fluks të infektuarish nga jashtë, pasi mesatarisht 20.000 njerëz fluturojnë drejt Kinës çdo ditë.

Sipas gazetës britanike, raporton Koha, ka një përmbysje të roleve: tash është Pekini që po kërkon që të huajt që futen në Kinë të hyjnë në karantinë 14-ditore. Deri më tash, bota e ka parë Kinën si rrezik.

Kina raportoi gjithashtu për 13 vdekje si pasojë e virusit gjatë ditës së djeshme, duke rritur numrin në këtë vend në 3.226.

Gjithsej janë 80.881 raste me koronavirus në këtë vend, shumë janë shëruar e më pak se 9.000 mbeten në trajtim.

Edhe Mbi dy milionë të vdekur nga koronavirusi në botë Botë Mbi dy milionë të vdekur nga koronavirusi në botë

Progresi në Kinë është në kontrast me krizën në rritje në vendet e tjera, kryesisht në Evropë.

Numri i vdekjeve në gjithë botën, si pasojë e koronavirusit, ka shkuar mbi 7.000, ndërsa i infektimeve mbi 180.000.

Italia mbetët vendi me situatën më të rëndë. Deri në mëngjesin e sotëm janë regjistruar gati 28 mijë raste me Covid-19 dhe 2.158 të vdekur si pasojë e tij.