Një vit më parë, Kina njoftoi për vdekjen e parë nga Covid-19, por ky lajm nuk ishte marrë me shqetësim nga bota.
Sot, nga 11 janari 2020, vdekjet janë të përditshme dhe sipas të dhënave nga Universiteti Johns Hopkins, janë 1.936.898 viktima në gjithë botën, derisa janë prekur nga COVID-19 mbi 90 milionë njerëz, raportojnë mediat ndërkombëtare.
Vdekja ishte raportuar nga televizioni kinez CCTV dhe bëhej fjalë për një qytetar të Wuhanit. Ky qytetet në provincën Hubei, llogaritet qendra prej nga u shpërnda koronavirusi i ri në botë.
Në fakt, besohet se vdekjet në Kinë nga COVID-19 janë shënuar më herët, por zyrtarisht, vdekja e parë është regjistruar më 11 janar.
Aktualisht në Kinë, janë regjistruar 4.792 viktima si pasojë e COVID-19 dhe 96.824 raste pozitive që nga fillimi i pandemisë, sipas të dhënave nga Universiteti Johns Hopkins.
-
Kina goditet nga një tajfun i fuqishëm, evakuohen afro 2 milionë banorë
-
Të paktën 90 të vdekur nga shpërthimi në një minierë qymyri në Kinë
-
Mbi 80 të vdekur nga shpërthimi në një minierë në Kinë
-
Dy të vdekur nga një tërmet në Kinë
-
6 vjet nga rasti i parë me Covid-19 në Kosovë, mbi 276 mijë raste pozitive, 3238 të vdekur