Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Përleshje mes policisë izraelite dhe besimtarëve palestinezë në xhaminë “Al-Aqsa”

Policia izraelite është përleshur me dhjetëra besimtarë palestinezë në vendin e shenjtë të kontestuar të Jerusalemit.

Policia ka bërë të ditur se ka kryer një bastisje para mëngjesit, në ndjekje të atyre që i quajtën "agjitatorë" me fishekzjarrë, shkopinj dhe gurë, që thuhet se u mbyllën brenda xhamisë al-Aqsa.

Palestinezët pretendojnë se 14 persona u lënduan pasi policia përdori shok bomba dhe plumba gome për të shpërndarë grupin.

Pas kësaj së paku nëntë raketa u lëshuan nga Rripi i Gazës në Izrael e gjithashtu u lëshuan edhe sirenat e alarmit ajror që dëgjohen pranë Sderotit.

Ushtria izraelite ka thënë se pesë raketa janë neutralizuar ndërsa katër të tjera, sipas tyre ranë në zona të hapura.

Edhe Përleshje midis policisë izraelite dhe palestinezëve në xhaminë Al-Aqsa Botë Përleshje midis policisë izraelite dhe palestinezëve në xhaminë Al-Aqsa

Asnjë grup nuk ka marrë deri tani përgjegjësinë për këtë, por besohet se grupi militant “Hamas” miratoi lëshimin e raketave.

Nënkryetari i “Hamasit” Saleh Al-Arouri paralajmëroi se "sulmi ndaj shenjtërve islamikë do të ketë një çmim të madh dhe se do të djegin tokën nën këmbët e izraelitëve."

Ushtria izraelite më vonë tha se aeroplanët e saj të luftës synonin vendet militante.

Përleshjet në Jerusalemin Lindor të aneksuar nga Izraeli filluan pasi një numër adhuruesish palestinezë kishin barrikada veten në xhami pas lutjeve të Ramazanit.

Pamjet e marra nga brenda xhamisë tregojnë fishekzjarrë që janë gjuajtur nga protestuesit. Policia izraelite thotë se besimtarët kanë hedhur gurë ndaj tyre dhe kanë plagosur një oficer.

Një video tjetër duket se tregon policinë izraelite duke rrahur palestinezët me shkopinj.

Organizata Gjysmëhëna e Kuqe Palestineze më vonë tha se forcat izraelite po pengonin punonjësit e saj mjekësorë të arrinin në xhami.

Edhe Jerusalemi, burim i trazirave në Lindjen e Mesme Botë Jerusalemi, burim i trazirave në Lindjen e Mesme

Vendi në majë të kodrës në Jerusalem është vendi më i shenjtë në judaizëm dhe vendi i tretë më i shenjtë në islam.

Përleshje mes policisë izraelite dhe besimtarëve palestinezë në xhaminë al-Aqsa