Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Ministri izraelit provokon, udhëheq qindra të tjerë në xhaminë al-Aqsa

ministri izraelit ne al-Aqsa

Një ministër izraelit i ekstremit të djathtë ka drejtuar qindra izraelitë hebrenj në vendin e shenjtë më të kontestuar të Jerusalemit, me shumë që sfidojnë ndalimin e qeverisë izraelite për lutjet hebraike atje.

Vizita nga ministri i Sigurisë Kombëtare, Itamar Ben-Gvir, në kompleksin e xhamisë al-Aqsa është dënuar dhe është vlerësuar si provokuese nga liderët palestinezë, ashtu si edhe nga Kombet e Bashkuara dhe shtetet arabe.

Ben-Gvir ka thënë përmes një videoje se “politika jonë është të mundësojmë lutjen hebreje”.

Por, zyra e kryeministrit të Izraelit ka insistuar se nuk ka ndryshim në marrëveshjen e status quos që lejon vetëm besimtarët myslimanë aty.

Ky vend është vend i shenjtë për hebrenjtë sepse ka qenë zonë e dy tempujve të lashtë biblikë. Është vendi i tretë më i shenjtë për myslimanët sepse nga aty besohet se profeti Muhamet u ngjit në parajsë.

Edhe Ministri nxitës i Izraelit bën thirrje që “i gjithë Libani të digjet” Botë Ministri nxitës i Izraelit bën thirrje që “i gjithë Libani të digjet”

Videot të martën kanë treguar grupe hebrenjsh izraelitë duke kënduar himnin kombëtar, disa duke mbajtur flamuj të Izraelit e të tjerë që luteshin buzë vendit të shenjtë, raportoi BBC. 

Zyra e Benjamin Netanyahut ka thënë se ky incident “kishte devijuar nga status quo”.

“Politika e Izraelit në Malin e Tempullit nuk ka ndryshuar; kështu ka qenë dhe kështu do të jetë”, ka nënvizuar.

Në përgjigje, ministri Ben-Gvir ka shtuar se ai e ka politikën e tij për t’ua “mundësuar lirinë e adhurimit hebrenjve në të gjitha vendet”.

Ministria e Jashtme palestineze e ka parë me shqetësim të madh dhe e ka quajtur “përshkallëzim të rrezikshëm”.

Lëvizja islamike jordaneze që administron zonën ka thënë se mbi 2,000 izraelitë kanë hyrë në kompleks, dhe u ka apeluar myslimanëve në botë të ndihmojnë për ta mbajtur status quon.

Egjipti dhe Arabia Saudite kanë thënë se kjo shkel të drejtën ndërkombëtare.

Zëdhënësi i OKB-së, Farhan Haq, e ka quajtur “të padobishëm dhe provokues” veprimin e ministrit.

Edhe Ministri izraelit shpërndan video duke abuzuar aktivistët ndërkombëtarë, reagon bota Botë Ministri izraelit shpërndan video duke abuzuar aktivistët ndërkombëtarë, reagon bota

“Jemi kundër çdo përpjekje për të ndryshuar status quon brenda zonës së shenjtë”.

Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Vedant Patel, ka thënë se “çdo veprim i njëanshëm si ky që rrezikon status quon është i papranueshëm”.