Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

80 mijë myslimanë e falin xhumanë e parë të Ramazanit në Al-Aqsa

Lutjet e para të xhumasë së Ramazanit në xhaminë Al-Aqsa të Jerusalemit, kanë përfunduar pa ndonjë incident.

Rreth 80.000 besimtarë myslimanë i kanë ndjekur lutjet e të premtes së parë të Ramazanit, sipas departamentit të dhurimit islamik të Jerusalemit, raportoi CNN.

Xhamia Al-Aqsa, e vendosur në qytetin e vjetër të Jeruzalemit, ka një rëndësi të thellë fetare për muslimanët në mbarë botën, si vendi i tretë më i shenjtë në Islam.

Kjo vjen pasi u ndez debati në Izrael nëse duhet të reduktohet numri i besimtarëve myslimanë në Al-Aqsa gjatë Ramazanit.

Kryeministri izraelit, Benjamim Netanyahu ka thënë në fillim të një takimi të sigurisë mbi përgatitjet për Ramazanin se qeveria i jep përparësi lirisë së adhurimit për të gjitha fetë.

Edhe “Ne jemi njerëz të vdekur”: Festë e zymtë në Gaza Botë 1 muaj më parë “Ne jemi njerëz të vdekur”: Festë e zymtë në Gaza

Ben Gvir, kreu i partisë ekstreme nacionaliste Hebraike Fuqia, kishte mbrojtur kufizimin e numrit të besimtarëve myslimanë të lejuar të vizitojnë kompleksin gjatë festës.

“Vendimi i Netanyahut për të mos reduktuar numrin e besimtarëve myslimanë rrezikon izraelitët”, ka thënë Ben Gvir në një deklaratë në fillim të këtij muaji.