Presidenti i SHBA-së do të vizitojë vendet ku pati sulme masive në Ohio dhe Teksas, pavarësisht paralajmërimeve që ai nuk do të jetë i mirëpritur, transmeton Koha.net.
Sulmet në Dayton dhe El Paso lanë 31 njerëz të vdekur.
Trump, pas këtyre sulmeve kërkoi që të gjithë të dënojnë racizmin dhe urrejtjen, por ai është akuzuar për nxitjen e të njëjtave ndjenja, që ai po kërkon të dënohen, transmeton BBC.
Kongresistja demokrate e cila përfaqëson El Pason tha se ajo nuk do ta takojë atë, duke i bërë thirrje që të kuptojë se fjalët e tij “kanë pasoja”.
Sulmi në El Paso është trajtuar si sulm i urrejtjes. Shumica e qytetit identifikohet me spanjoll dhe latin dhe i dyshuari i cili thuhet të jetë autori i një teksti të postuar online ku thuhet se “ky sulm është një përgjigje ndaj pushtimit hispanik të Teksasit".
-
Trumpi viziton Teksasin dhe Ohajon pas sulmeve të rënda – u prit me protesta
-
Për sulmet terroriste në SHBA akuzohet edhe Trumpi
-
Trumpi viziton zonën e përmbytur në Teksas, mbron reagimin e agjencive shtetërore
-
Trumpi për ndalesën ndaj 12 vendeve: Nuk i duam ata
-
Çka dihet deri më tani për ndalimin e udhëtimit në SHBA për qytetarët e 12 shteteve