Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka vizituar Teksasin dhe Ohajon pas sulmeve të armatosura që u morën jetën 31 personave.
Në Teksas 22 persona u vranë pasi u shenjestruan nga një njeri i armatosur, ndërsa në Ohajo u vranë 9 persona, shkruan tch.
Me qindra protestues, disa prej të cilëve mbanin në duar slogane si “Trumpi është racist” dhe “Kthejeni mbrapsht”, u mblodhën nën diellin përvëlues në një park për të dënuar Trumpin dhe prezencën e tij në El Paso.
Në Ohajo, Trumpi ai vizitoi të mbijetuarit në spital. Ai tha se ishte i shqetësuar për rritjen e urrejtjes mes grupeve të ndryshme racore, etnike.
Në Teksas, Kongresistja Demokratike që përfaqëson El Pason, Veronica Escobar, nuk pranoi ta takonte presidentin Trump me argumentin se ai ka përdorur gjuhën e urrejtjes dhe të racizmit duke shkaktuar fyerje dhe dhimbje në vendin që ajo drejton.
-
Përkundër paralajmërimeve se nuk do të mirëpritet, Trumpi viziton El Pason
-
Për sulmet terroriste në SHBA akuzohet edhe Trumpi
-
Trumpi u bën thirrje Tajlandës dhe Kamboxhias të ndalin luftimet
-
Trumpi viziton zonën e përmbytur në Teksas, mbron reagimin e agjencive shtetërore
-
Shkon në 91 numri i të vdekurve nga përmbytjet në Teksas